Art&Argëtim

"E vërteta ime përfshin shtetin, median, paranë, pushtetin"/ Ish-banori i BBV: Nuk flas dot, për shkak të kontratës gjobitem 100 mijë euro

Ish-banori i Big Brother VIP3, Jetmir Salaj ka deklaruar në një postim të fundit në Instastory, se di shumë të vërteta të cilat përfshijnë shtetin, median dhe pushtetin, por ka firmosur një kontratë me produksionin që nuk e lejon të flasë.

31 Maj 2024, 08:38 Nga r.ll

"E vërteta ime përfshin shtetin, median, paranë,

TIRANË- Shpallja e fituesit të edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania është shoqëruar edhe këtë vit me polemika dhe me kundërshtime. 

Ish-banori i Big Brother VIP3, Jetmir Salaj ka deklaruar në një postim të fundit në Instastory, se di shumë të vërteta të cilat përfshijnë shtetin, median dhe pushtetin, por ka firmosur një kontratë me produksionin që nuk e lejon të flasë. Salaj shprehet se nëse tregon, si pasojë e kontratës që ka firmosur do të gjobitet me 100 mijë euro.

"Për të gjithë ju miq e dashamirës që më thoni fol pse s'flet: Nuk është e lehtë të përballesh me një sistem të gjithë i vetëm. 1. Për shkak të kontratës mund të gjobitem deri në 100 mijë euro. 2. Të zhvillosh një betejë ligjore në Shqipëri po dhe jashtë saj duhen edhe 100 mijë të tjera. 3.Nuk i kam ato lekë, frikë nuk kam, s'kam për të patur kurrë pasi besoj te e drejta ime. 4. Për ju që thoni pse nuk hap një gofound e të të mbështesim ju falenderoj, por do më shanin e shpërfytyronin nëpër mediat e tyre. E vërteta ime përfshin shtetin, median, paranë, pushtetin. Kështuqë nga 'instagramet' mos bëni si trima me mesazhe se nuk ju bën nder,"-shkruan ish-banori.

"E vërteta ime përfshin shtetin, median, paranë,

Në postimin pasardhës, ai bëri një poll dhe shkroi: “Do më mbështesnit nëse hap një GoFundMe?”.

"E vërteta ime përfshin shtetin, median, paranë,

Duket se njerëzit e mbështetën, sepse Jetmiri e hapi llogarinë e tij dhe në përshkrim shkroi:

“Përshëndetje! Emri im është Jetmir. Tashmë, ju i dini padrejtësitë e çnderuara në sistem në Republikën e Shqipërisë. Gjatë pjesëmarrjes sime në “BBVA 3”, jam fyer, bullizuar, censuruar e të tjera si këto. Do të doja të luftoja për të drejtën time, si dhe për të drejtën e gjithë personazheve të tjera që nuk mund të flasin dot për shkak të pamundësisë kontraktuale me televizionin Top Channel. Kontributi juaj është i mirëpritur dhe një mundësi për mua për të vërtetën. Shqipëria duhet ta fillojë diku dhe shpresoj të jem i pari që përballem me sistemin, me shpresën që diçka do të ndryshojë. Zoti ju bekoftë në familjet tuaja”.

jetmir salaj big brother vip albania

Sondazh

Poll