Bota

Kurti në Turqi, pritet takimi me Erdogan dhe Fidan, pjesë e agjendës edhe forumin i parë ekonomik i bizneseve mes vendeve

Kurti po ashtu do të ketë takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

31 Maj 2024, 11:37 Nga M.B
Kurti në Turqi, pritet takimi me Erdogan dhe Fidan, pjesë e
Albin Kurti dhe Recep Tayyip Erdogan

TURQIA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ka udhëtuar mbrëmjen e shkuar drejt Turqisë. Bëhet me dije se në Ankara, Kurti do të mirëpritet nga Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kurti po ashtu do të ketë takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan. Vizita e Kurtit në Turqi do të vijojë me udhëtimin drejt Stambollit ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

albin kurti

Sondazh

Poll