Bota

Konferencën kryesore e sigurisë në Azi, Zelensky pritet të jetë i pranishëm në Singapor

Ndihma për sigurinë për Ukrainën pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutuara në dialogun e këtij viti, në konferencën kryesore të sigurisë në Azi.

31 Maj 2024, 11:05 Nga M.B
Konferencën kryesore e sigurisë në Azi, Zelensky pritet të
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

SINGAPOR- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë në konferencën e sigurisë Shangri-La Dialogu në Singapor këtë fundjavë. Ndihma për sigurinë për Ukrainën pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutuara në dialogun e këtij viti, në konferencën kryesore të sigurisë në Azi, raporton Reuters. Mësohet po ashtu se sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin dhe ministri kinez i mbrojtjes, Dong Jun, janë midis atyre që marrin pjesë.

Gjithashtu raportohet se në mbledhjet e sigurisë në Singapor nuk ka pasur asnjë delegacion rus që nga viti 2022. Zelensky, i cili aktualisht ndodhet në Suedi, tha të mërkurën se Rusia ende po përpiqej të prishte një "samit të paqes" të veçantë botëror muajin e ardhshëm dhe se po ushtron presion mbi disa vende që të qëndrojnë larg tij.

Zelensky dëshiron që samiti i paqes, i planifikuar për 15-16 qershor në Zvicër, të krijojë një front për të mbështetur tërheqjen e trupave ruse dhe rivendosjen e kufijve të Ukrainës të vitit 1991. Dialogu Shangri-La, i mbajtur çdo vit në Singapor nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike për 21 vitet e fundit, përfundon më 2 qershor.

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll