31 Maj 2024, 09:11
Nga M.B
Ndërtesa e Pentagonit
SHBA- Rusia po përdor raketa balistike të Koresë së Veriut në Ukrainë, u tha në një raport të ri të Pentagonit. Raporti bazohet në analizat e fragmenteve të raketave dhe sipas Shteteve të Bashkuara konfirmon pretendimet e kamotshme se Pheniani po i dërgon armë Moskës.
Raporti i Agjencisë për Inteligjencë të Mbrojtjes të Pentagonit ka analizuar imazhe për të konfirmuar se fragmentet e raketave që u gjetën në janar të këtij viti në rajonin ukrainas të Harkivit ishin të një rakete balistike me rreze të shkurtër veprimi të prodhuar në Kore të Veriut.
“Analiza konfirmon se Rusia ka përdorur raketa balistike të prodhuara në Kore të Veriut në luftën e saj kundër Ukrainës”, tha kjo agjenci përmes një deklarate.
Koreja e Jugut e ka akuzuar Phenianin se ka dërguar mijëra kontejnerë me municione në Rusi. Dërgesa të tilla do të përbënin shkelje nga të dyja shtetet të sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara. Pheniani dhe Moska kanë forcuar lidhjet e tyre muajve të fundit. Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka vizituar Rusinë vitin e kaluar dhe është takuar me presidentin rus, Vladmir Putin.
Kremlini tha për mediat ruse gjatë këtij muaji se “po përgatitet” një vizitë e Putinit në Korenë e Veriut. Herën e fundit që Putin ka vizituar Phenianin ka qenë në vitin 2000, vetëm disa muaj pasi është zgjedhur president i Rusisë. Atëbotë, ai ishte takuar me Kim Jong Il, babanë e Kim Jong Unit.
Në bazë të sanksioneve të OKB-së, Koresë së Veriut nuk i lejohet të kryejë testime të teknologjisë balistike. Por, në mars Moska vendosi veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë fund monitorimit të shkeljeve të sanksioneve të kësaj organizate./ REL
shba
Bota
31 Maj 2024, 08:55
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur sërish kritika për punën e Prokurorisë Speciale të ...
Bota
31 Maj 2024, 08:36
M.B
Eric Trump dhe Donald Trump
SHBA- Eric Trump, një nga djemtë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka reaguar pas shpalljes së vendi...
Bota
31 Maj 2024, 08:48
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Duket sikur tabutë po bien njëra pas tjetrës: Në një vizitë shtetërore në Gjermani,&...
Bota
31 Maj 2024, 08:29
M.B
Zjarri i shkaktuar nga sulmi i Rusisë në Kiev të Ukrainës më 31 maj 2024.
UKRAINA- Rusia ka goditur Kievin me një raketë...
Bota
31 Maj 2024, 08:13
r.ll
ivanka dhe donald trump
SHBA- Ivanka Trump, vajza e madhe e Donald Trump, ka reaguar pas shpalljes së vendimit të gjykatës në Nju Jork,...
Bota
31 Maj 2024, 07:49
M.B
Kandidatët
PRAGË- Më 30 dhe 31 maj në Pragë të Çekisë janë mbledhur ministrat e Jashtëm të ve...
Bota
31 Maj 2024, 07:37
r.ll
joe biden
SHBA- Pas shpalljes së Donald Trump fajtor për 34 akuza duke u bërë kështu ish-presidenti i parë amerikan që d...
Bota
31 Maj 2024, 07:24
r.ll
donald trump
SHBA- Shpallja fajtor e Donald Trumpit për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj ish Presidenti...
Bota
31 Maj 2024, 07:20
r.ll
donald trump
SHBA- Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në N...
Bota
30 Maj 2024, 22:46
E. D
robert fico
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico doli nga spitali në Banska Bistrica, ku po kurohej pas atentatit dhe u dërgua në bane...