Bota

FOTO/ "30 maj, dita kur ai fitoi zgjedhjet", gjykata shpalli fajtor të atin për 34 vepra penale, Eric Trump publikon imazhin e Jezu Krishtit pranë ish-presidentit

Ai ka ndarë disa mesazhe në profilin e tij në instagram që lidhen me këtë situatë ku ndodhet babai i tij duke shprehur mbështetjen për të. 

31 Maj 2024, 08:36 Nga M.B
FOTO/ "30 maj, dita kur ai fitoi zgjedhjet", gjykata shpalli fajtor
Eric Trump dhe Donald Trump

SHBA- Eric Trump, një nga djemtë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka reaguar pas shpalljes së vendimit të gjykatës në Nju Jork, e cila e deklaroi atë si fajtor për 34 akuza. Ai ka ndarë disa mesazhe në profilin e tij në instagram që lidhen me këtë situatë ku ndodhet babai i tij duke shprehur mbështetjen për të. 

Në një imazh të ndarë nga Eric në Instastory, duket Donald Trump dhe krah tij Jezu Krishti, qartazi një mesazh i nënkuptuar me anë të këtij ilustrimi lidhur me gjyqin e të atit.

Në një tjetër postim në Instastory, të ripostuar nga platforma "X", Eric shkruan se 30 maj 2024 mund të mbahet mend si dita kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale 2024.

Nga ana ana tjetër në dy postimet e fundit, ai ka publikuar një foto të Trump brenda në makinë teksa sheh turma njerëzish në rrugë dhe një video ku i ati shfaqet duke ecur.

 

donald trump

Sondazh

Poll