Art&Argëtim

VIDEO/ Alexander Wang "shokon" me fushatën e re, zgjedh sozitë e VIP-ave ndërkombëtarë

Marka luksoze e veshjeve kohët e fundit publikoi një reklamë për çantën e saj Ricco.

30 Maj 2024, 15:40 Nga S.B
VIDEO/ Alexander Wang "shokon" me fushatën e re, zgjedh
Alexander Wang

SHBA- Dizanjeri i njohur Alexander Wang ka ngjallur konfuzion me një fushatë të re ku ka përzgjedhur sozitë e Taylor Swift, Ariana Grande, Kylie Jenner dhe Beyonce. Marka luksoze e veshjeve kohët e fundit publikoi një reklamë për çantën e saj Ricco.

Në klipin, i cili u shpërnda në llogarinë e Alexander Wang në Instagram, shihet një imituese e këngëtares “Thank U, Next” me çantën Ricco. Të ngjashmit me personazhet e famshëm filmuan veten duke treguar çantën e zezë, e cila përmban një rrip të stampuar me logon "Alexander Wang".

Disa njerëz shprehën shqetësimet e tyre se reklama mund të shqetësonte të famshmit e jetës reale, si Swift dhe Beyoncé, pasi një person shkroi në X: Po të isha ndonjë nga këta të famshëm, unë do të isha ofenduar shumë rëndë.

VIDEO/ Alexander Wang "shokon" me fushatën e re, zgjedh
Paige dhe Ariana

"Unë mendoj se të famshmit duhet të padisin reklama si kjo," pohoi një tjetër fans në X.

VIDEO/ Alexander Wang "shokon" me fushatën e re, zgjedh
Kylie

Megjithatë, të tjerë mendonin se videoja ishte thjesht marketing “gjenial”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by alexanderwang (@alexanderwangny)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by paige niemann (@paigeniemann)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ashley Leechin (@itsjustashley13)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor ✨ Makeup & Randomness ???? (@taylormadisonofficial)

alexander wang

Sondazh

Poll