Aktualitet

Plagoset me thikë një 20-vjeçar në Shijak, shoqërohet në polici autori i mitur

Gjithashtu i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

30 Maj 2024, 22:39 Nga r.ll
Plagoset me thikë një 20-vjeçar në Shijak, shoqërohet
foto ilustruese

SHIJAK- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes dy personave në shijak, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 20-vjeçar. Bhëhet me dije se një 14-vjeçar me iniciale S.J ka plagosur me thikë për motive të dobëta 20-vjeçarin me iniciale R.K. Gjithashtu i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa 14-vjeçari është është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore”, Shijak, shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin  R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

policia e shijakut

Sondazh

Poll