Bota

Gjykata e shpalli fajtor ish-presidentin për 34 vepra penale, Ivanka Trump: Të dua babi!

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin.

31 Maj 2024, 08:13 Nga r.ll
Gjykata e shpalli fajtor ish-presidentin për 34 vepra penale, Ivanka Trump:
ivanka dhe donald trump

SHBA- Ivanka Trump, vajza e madhe e Donald Trump, ka reaguar pas shpalljes së vendimit të gjykatës në Nju Jork, e cila e deklaroi ish-presidentin fajtor për 34 akuza. Ajo ka ndarë një mesazh të përzemërt në Instagram, pak orë pas dënimit fajtor të babait të saj.

“Të dua babi”, ka shkruar ajo, duke shpërndarë një foto nga fëmijëria e saj, ku shfaqen ata të dy.

Gjykata e shpalli fajtor ish-presidentin për 34 vepra penale, Ivanka Trump:

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin.

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump pritet të jetë kandidati i pritshëm republikan përballë presidentit demokrat Joe Biden. Trump pritet ta apelojë vendimin dhe do të ndeshet me një realitet të ri, të pazakontë, ndërsa kthehet në fushatë elektorale, por tani si i dënuar për krime.

 

donald trump ivanka trump

Sondazh

Poll