Bota

Gjykata shpalli fajtor Donald Trump/ Ekipi i fushatës së Biden: Ne pamë se akush nuk është mbi ligjin, një mandat i dytë i tij do të thotë kaos!

. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Zyrës së Këshillit të Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams, kishte një reagim të shkurtër, duke thënë vetëm: “Ne respektojmë sundimin e ligjit dhe nuk kemi komente shtesë”.

31 Maj 2024, 07:37 Nga r.ll
Gjykata shpalli fajtor Donald Trump/ Ekipi i fushatës së Biden: Ne
joe biden

SHBA- Pas shpalljes së Donald Trump fajtor për 34 akuza duke u bërë kështu ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepra penale, kanë ardhur edhe reagimet e para.  Ekipi i fushatës së presidentit aktual Joe Biden nuk humbi kohë pas shpalljes së vendimit për të goditur ish-presidentin Donald Trump dhe për të bërë thirrje për donacione për fushatën e tyre.

“Sot në Nju Jork, ne pamë se askush nuk është mbi ligjin,” tha zëdhënësi i fushatës së Biden, Michael Tyler në një deklaratë të enjten në mbrëmje. “Ka ende vetëm një mënyrë për ta mbajtur Donald Trump jashtë Zyrës Ovale: në kutinë e votimit.”

“Një mandat i dytë i Trump do të thotë kaos, grabitje e lirive të amerikanëve dhe nxitje e dhunës politike – dhe populli amerikan do ta refuzojë atë këtë nëntor”, shtoi Tyler.

Përpjekja për rizgjedhje e Presidentit Joe Biden i bëri jehonë asaj deklarate në mediat sociale, me një lidhje në faqen e donacioneve të presidentit aktual demokrat. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Zyrës së Këshillit të Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams, kishte një reagim të shkurtër, duke thënë vetëm: “Ne respektojmë sundimin e ligjit dhe nuk kemi komente shtesë”.

Trump të enjten u bë ish-presidenti i parë që u dënua për krime pasi një juri prej 12 personash e shpalli atë fajtor për të gjitha 34 akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit në gjyqin e tij në Nju Jork.

donald trump joe biden

Sondazh

Poll