Art&Argëtim

Macklemore kryeson listat me këngën pro-palestinës, cili është kuptimi i "Hind's Hall"?

Në Spotify kënga ka mbi 17 milionë dëgjime deri më tani.

30 Maj 2024, 15:07 Nga S.B
Macklemore kryeson listat me këngën pro-palestinës, cili
Macklemore

SHBA- Reperi Macklemore, i cili ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të kauzës palestineze po e sheh karrierën e tij të rigjallërohet me suksesin e këngës së re të guximshme 'Hind's Hall'. Kënga të cilën Macklemore e publikoi në mbështetje të protestave të studentëve në kampuset e kolegjeve në SHBA është numri 2 në tabelën e shitjeve të këngëve dixhitale Rap, pas vetëm diss-it të Kendrick Lamar.

Në Spotify kënga ka mbi 17 milionë dëgjime deri më tani. Kjo është hera e parë që Macklemore ka arritur kaq lart në top lista që nga hiti i tij viral 'Thrift Shop' në 2012.

Kënga 'Hind's Hall' i referohet protestave në Universitetin e Kolumbisë nga studentët që kërkonin që institucioni të ndërpresë lidhjet me shkollat ​​izraelite dhe të ndalojë investimin në to.

Në kulmin e protestave në Columbia, disa studentë pushtuan Hamilton Hall dhe e riemëruan simbolikisht atë Hind's Hall për nder të Hind Rajab, një vajze palestineze 6-vjeçare e cila u vra nga forcat izraelite në janar.

macklemore palestina

Sondazh

Poll