Art&Argëtim

"Mendova të birësoja një fëmijë"/ Selena Gomez rrëfen planet e së ardhmes me Benny Blanco-n

Producenti muzikor së fundmi ka ndarë dëshirën e tij që një ditë të martohet dhe të ketë fëmijë me këngëtaren.

30 Maj 2024, 14:45 Nga S.B
"Mendova të birësoja një fëmijë"/ Selena
Selena dhe Benny

SHBA- Këngëtarja Selena Gomez foli për të ardhmen dhe specifikisht për lidhjen e saj me Benny Blanco. Producenti muzikor së fundmi ka ndarë dëshirën e tij që një ditë të martohet dhe të ketë fëmijë me këngëtaren.

"Ai nuk gënjen dot për asgjë" tha Gomez me shaka. "Nëse i bëjnë një pyetje, ai do t'i përgjigjet me sesbën."

Por ndërsa 31-vjeçarja është më e kujdesshme me atë që ndan, ajo nuk e fajëson Blanco-n për zbulimin e gjërave për jetën e tij personale.

“Fansat e mi, të cilët i adhuroj dhe ndiej se kanë formuar atë që jam, më thonë gjërat më të këqija për mënyrën se si e jetoj jetën time. Por Blanco ka forcën brenda vetes, në mënyrë që asnjë nga këto 'zhurma' të mos e shqetësojë.” tha Gomez.

Ajo vazhdoi: Është vërtet mbresëlënëse dhe thjesht vlerësoj çdo moment me të. Nuk e di se çfarë ka e ardhmja, por e di se nuk do të shkojë askund pa të.

Komentet e aktores dhe këngëtares vijnë menjëherë pasi Blanco zbuloi dëshirat e tij personale për të ardhmen.

"Unë dua të kem fëmijë" i tha ai Howard Stern gjatë një paraqitjeje më 14 maj në "Howard Stern Show". 

Ndërsa reflektonte për pesë vitet që ka qëndruar single, themeluesja e Rare Beauty tha: Me siguri e kam torturuar veten në kokën time për dy vite vetëm, dhe më pas e pranova disi. Më pas mendova të birësoja në moshën 35-vjeçare, nëse nuk do të kisha ende partner por tani kam.

selena gome benny blanco

Sondazh

Poll