Politike

Komisioni Antikorrupsion/ "Fatmir Xhafa, hajdut i lindur", Berisha: Kullat e tij ngrihen kudo në gjithë vendin

Berisha u shpreh gjatë fjalimit të tij se Rama me atë komision mendoi se do u vërë kapak vjedhjeve të tmerrshme, të përditshme.

30 Maj 2024, 20:38 Nga r.ll
Komisioni Antikorrupsion/ "Fatmir Xhafa, hajdut i lindur", Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nuk ka tallje më të madhe për qytetarët sesa votimi në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar Antikorrupsion. 

Berisha u shpreh gjatë fjalimit të tij se Rama me atë komision mendoi se do u vërë kapak vjedhjeve të tmerrshme, të përditshme.

Ai ka komentuar edhe drejtuesin e komisionit që përflitet të jetë Fatmir Xhafaj, të cilin e ka cilësuar si hajdut të lindur. Sipas tij kullat e Xhafës, ngrihen mbi drogën e Gerondit në Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe kudo.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, a ka tallje më të madhe për qytetarët? A ka cinizëm më të madh? Sot parlamenti votoi për komisionin gjethe fiku, që kërkon të bindë shqiptarët se hajdutët nuk do vjedhin më, se nuk kanë ata faj për vjedhjet, por i ka korrupsioni. Edhe njëherë u përsëris miq, se për hajdutin ka një ligj, sa më shumë vjedh, aq më shumë do të vjedhë.

Edi Rama me komisionin mendoi se do u vërë kapak vjedhjeve të tmerrshme, të përditshme. Do u vërë kapak vjedhjeve 100 përqind nga Erion Veliaj dhe drejtorët e tij. Kështu që ai u thotë qytetarëve se nuk janë hotelet dhe pallatet e ndërtuara me paratë e vjedhura, por fajtor është korrupsioni ndaj dhe ne do e ndëshkojmë me komisionin Xhafa. Xhafa që është një hajdut i lindur.

Hidhni sytë tek kullat e Xhafës, që ngrihen mbi drogën e Gerondit në Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe kudo. Komisionit i vuri edhe emrin ‘i mirëqeverisjes’. Në fakt komisioni maskë i qeverisjes më të keqe, më hajdute, më antishqiptare që ka ekzistuar ën ët gjitha kohërat. Kurrë mos harroni shqiptarë se janë vjedhjet e Edi Ramës, se janë vjedhjet e klanit të tij familjar, vjedhjet e ministrave dhe qeveritarëve të tij vendorë, themeli i shpopullimit mizor të Shqipërisë. Largimit në 10 vite të 1.1 milion shqiptarëve. Renditjes së Shqipërisë fill pas Sirisë në dëbimin, largimin e të rinjve nga ky vend.

sali berisha fatmir xhafa

Sondazh

Poll