Bota

Sorrat sulmojnë qytetarët në Prishtinë, 26 persona përfundojnë në spital

Siç raportohet një qytetare në Dardani është sulmuar nga një sorrë dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.

30 Maj 2024, 19:57 Nga E. D
Sorrat sulmojnë qytetarët në Prishtinë, 26 persona
foto ilustruese

PRISHTINË- Qytetarët e Prishtinës janë përballur me situata të vështira muajin e fundit. Bëhet me dije se 26 persona janë drejtuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga sulmet e sorrave. Siç raportohet një qytetare në Dardani është sulmuar nga një sorrë dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.

E njëjta ka ndodhur edhe me një qytetare tjetër e cila është detyruar të marrë edhe një vaksinë kundër infeksionit që mund të shkaktohet pas plagëve. Gjithashtu nga fundi i muajit prill deri në mes të qershorit, sorrat janë më agresive kur mbrojnë zogjtë e tyre.

kosove sorra

Sondazh

Poll