Bota

Tregtonte drogë jashtë një shkolle, arrestohet 19-vjeçar në Greqi

Punonjësit e policisë kanë thirrur për kontroll 19-vjeçarin, i cili me të parë ka tentuar të arratiset dhe ka shtyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë imobilizuar.

30 Maj 2024, 18:32 Nga E. D
Tregtonte drogë jashtë një shkolle, arrestohet 19-vjeçar
droga

GREQI- Autoritetet arrestuan një 19-vjeçar për shkelje të legjislacionit për substancat e varësisë dhe dhunën ndaj punonjësve. Pas hetimit të informacionit të punonjësve të policisë së Departamentit të Sigurisë së Faliros së Vjetër pranë Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, në lidhje me trafikimin e kanabisit të papërpunuar në zonën e Faliros së Vjetër, konkretisht jashtë një kompleksi shkolle fillore, i akuzuari u gjet dhe u vërtetua veprimtaria e tij kriminale. 

Punonjësit e policisë kanë thirrur për kontroll 19-vjeçarin, i cili me të parë ka tentuar të arratiset dhe ka shtyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë imobilizuar. Sasia e kanabisit të papërpunuar prej 268,9 gramësh është ndarë në 5 pako plastike. Gjithashtu i arrestuari është dërguar në Prokurorinë kompetente.

droge greqi

Sondazh

Poll