Bota

Kremlini: Synimi i vendeve të NATO-s për të vazhduar luftën me Rusinë do dështojë

Sipas Peskov vendet e NATO-s, kryesisht Shtetet e Bashkuara, me vetëdije po shkojnë drejt një raundi të ri tensionesh dhe po provokojnë Ukrainën që të vazhdojë një luftë të pakuptimtë me Rusinë.

30 Maj 2024, 19:45 Nga E. D
Kremlini: Synimi i vendeve të NATO-s për të vazhduar luftën
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s synojnë të vazhdojnë luftën me Rusinë, e cila është e mbushur me pasoja të rënda për ta. Peskov tërhoqi vëmendjen e mediave për përshkallëzimin e situatës nga vendet anëtare të NATO-s dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se këto vende vetë synojnë të vazhdojnë luftën me Rusinë një luftë në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ. 

"Kjo, sigurisht, do të sjellë në mënyrë të pashmangshme pasojat e saj. Në fund të fundit do të jetë shumë e dëmshme për interesat e atyre vendeve që kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit," tha Peskov.

Sipas Peskov vendet e NATO-s, kryesisht Shtetet e Bashkuara, me vetëdije po shkojnë drejt një raundi të ri tensionesh dhe po provokojnë Ukrainën që të vazhdojë një luftë të pakuptimtë me Rusinë.

"Vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, kryeqytetet e tjera evropiane në ditët dhe javët e fundit po i afroheshin një raundi të ri të përshkallëzimit të tensioneve. Ata po e bëjnë këtë qëllimisht," tha zëdhënësi.

dimitry peskov

Sondazh

Poll