Art&Argëtim

Tërmeti shkundi Shqipërinë, këngëtari italian: Do zhvilloj një koncert bamirësie, në ndihmë të të prekurve

27 Nëntor 2019, 14:34 Nga DOSJA
Tërmeti shkundi Shqipërinë, këngëtari italian: Do

ITALI- Këngëtari italian Enzo Grinazzi do të zhvillojë një koncert bamirësie për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti 6.4 ballë i shkallës rihter që shkundi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Në një reagim në mediat sociale këngëtari i njohur me emrine artit si Pupo, shkruan se ai ndodhet pranë popullit shqiptarë në këto momente të vështira.

“Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm”, shkruan këngëtari.

I pyetur më pas nga Corriere di Arezzo, këngëtari shprehet se është i gatshëm për çdo iniciativë serioze në mbështetje të Shqipërisë. “Jam gati të zhvilloj një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë për atë popull me të cilin jetova gjashtë muaj”, shprehet më tej ai për mediat italiane.

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz enzo grinazzi koncert bamiresie termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi enzo grinazzi koncert bamiresie termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll