Sport

Red Bull blen aksione te Leeds dhe do të bëhet sponsor i fanelave…

Siç u njoftua fillimisht nga ‘The Athletic’, Red Bull do të bëhet një aksionar te Leeds United. Kompania e famshme e pijeve energjike do të bëhet njëkohësisht edhe sponsor i fanelave të klubit nga veriu i Anglisë, i cili luan në kampionatin (D2).

30 Maj 2024, 16:04 Nga DOSJA
Red Bull blen aksione te Leeds dhe do të bëhet sponsor i

ANGLI - Ky është një lajm, që ndoshta do t'u japë njëfarë ngushëllimi tifozëve të zhgënjyer të Leeds, ose që do të mërzitë ata të klubeve të tjera.

Pak ditë pas humbjes në finalen e ‘play-off’-it të Championship (D2) ndaj Southamptonit, pranë ngjitjes në Premier League, ‘The Athletic’ njofton se po vjen një aksioner i ri dhe jo pak i pasur.

Klubi më pas përfundoi duke konfirmuar se grupi austriak Red Bull kishte blerë aksione të pakicës në klub, përmes konsorciumit që zotëron klubin, 49ers Enterprises.

Red Bull, i cili tashmë zotëron Leipzig, Salzburg një ekskluzivitet MLS në Nju Jork, apo edhe një klub në Brazil, nuk do të vendosë asnjë anëtar në bordin e drejtorëve dhe nuk duhet të ndikojë në imazhin e markës së klubit, pavarësisht nëse "emri i tij, ngjyra e tij fanella apo emri i stadiumit,”- tha Phil Hay, gazetari që raportoi fillimisht informacionin.

Në këtë drejtim shkon edhe komunikata e klubit e publikuar këtë të enjte. Gjatë investimeve të ndryshme në klubet e përmendura më pare, kjo pyetje mund të ketë qenë burim polemikash.

Red Bull për momentin do të kënaqet me paraqitjen në fanelën e klubit nga sezoni i ardhshëm, si një sponsor “klasik”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll