Bota

Zjarr i madh në lindje të Moskës, 120 zjarrfikës në vendin e ngjarjes, çfarë ndodhi?

Zjarri në rrugën “Martenovskaya” e ka përfshirë një zonë prej rreth 22.000 metrave katror, sipas njoftimit.

30 Maj 2024, 14:32 Nga M.B
Zjarr i madh në lindje të Moskës, 120 zjarrfikës në
Foto ilustruese

MOSKA- Një zjarr i madh shpërtheu në një fabrikë dhe depo mëngjesin e së enjtes në pjesën lindore të Moskës, tha Ministria ruse e Emergjencave. Zjarri në rrugën “Martenovskaya” e ka përfshirë një zonë prej rreth 22.000 metrave katror, sipas njoftimit.

Rreth 120 zjarrfikës dhe 40 zjarrfikëse janë duke punuar për ta shuar zjarrin, tha Ministria. Por përpjekjet për ta shuar zjarrin janë ndërlikuar nga prania e kontejnerëve të mbushur me lëng të djegshëm brenda ndërtesës. Nuk u raportua për viktima, ndërsa shkaktari i zjarrit ende nuk dihet./ REL

moska

Sondazh

Poll