Art&Argëtim

Thyen rekordin kitara e humbur e John Lennon, shitet në ankand më një shifër marramendëse

Kitara akustike me 12 tela Framus Hootenanny u gjet në një papafingo pasi supozohej e humbur për më shumë se 50 vite.

30 Maj 2024, 13:22 Nga S.B
Thyen rekordin kitara e humbur e John Lennon, shitet në ankand më
John Lennon

SHBA- Një kitarë e përdorur nga këngëtari anglez John Lennon është bërë instrumenti më i shtrenjtë i Beatles i shitur ndonjëherë në ankand. Kitara akustike me 12 tela Framus Hootenanny u gjet në një papafingo pasi supozohej e humbur për më shumë se 50 vite.

Ajo u shit për 2.9 milion dollarë nëpërmjet një oferte telefonike në kafenenë Hard Rock në Nju Jork. Lennon luajti këngën ‘You've Got To Hide Your Love Away’ në kitarë në filmin e vitit 1965 Help!.

Thyen rekordin kitara e humbur e John Lennon, shitet në ankand më
Kitara e Lennon

Kitara u përdor gjithashtu në regjistrimet e albumit me të njëjtin emër. Kitara u shit nga shtëpia e ankandeve të memorialeve rock 'n' roll, Julien's Auctions, e cila ka thyer rekorde botërore me shitjen e relikeve të Beatles.

Shitjet e mëparshme përfshijnë një tjetër kitarë akustike të Lennon, e cila u shit për 2.4 milion dollarë dhe pajisjen e baterive Ludwig të Ringo Starr, e cila u shit për 2.2 milion dollarë. David Goodman, shefi ekzekutiv i Julien's Auctions, tha se Framus ishte kitara më e rëndësishme e Beatles që doli ndonjëherë në treg.

john lennon beatles

Sondazh

Poll