Art&Argëtim

VIDEO/ Kërcimtari bëhet viral në koncertin e Nicki Minaj, mahnit turmën me lëvizjet akrobatike

Nat Sweeney nga Moseley ishte duke pritur që koncerti të fillonte në Resorts World Arena të dielën, kur vendosi të niste lëvizjet e shpejta akrobatike.

29 Maj 2024, 15:24 Nga S.B
VIDEO/ Kërcimtari bëhet viral në koncertin e Nicki Minaj, mahnit
Nicki Minaj

ANGLI- Një mësues kërcimi është bërë viral në rrjetet sociale pasi mahniti turmën me kërcimin e tij para një koncerti të Nicki Minaj në Birmingham. Nat Sweeney nga Moseley ishte duke pritur që koncerti të fillonte në Resorts World Arena të dielën, kur vendosi të niste lëvizjet e shpejta akrobatike.

Improvizimi i tij tërhoqi shpejt vëmendjen e turmës dhe një video e Sweeney, ka grumbulluar mijëra shikime, madje është ripostuar edhe nga vetë Nicki Minaj. 21-vjeçari, i cili është mësues në Sparkles School of Dance në Birmingham, tha për BBC Radio WM: Ka qenë emocionuese. Papritur të gjithë po më shikonin.

"Unë isha në botën time, nuk e dija se çfarë po ndodhte," tha ai.

Koncerti erdhi vetëm një ditë pasi Minaj u detyrua të anulonte koncertin e saj në arenën Co-op Live të Mançesterit pasi u arrestua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit me dyshimin për posedim droge.

nicki minaj londer angli

Sondazh

Poll