Sport

Messi dhe Suarez 'eksplorojnë' restorantet e Miamit, këtu kanë darkuar mbrëmë dy yjet

Futbollistët kanë shijuar një vakt të mirë këtë fundjavë me bashkëshortet dhe fëmijët e tyre në Miami

30 Maj 2024, 11:00 Nga DOSJA

Messi dhe Suarez 'eksplorojnë' restorantet e Miamit, këtu

SHBA - Duke qenë se janë në Miami, Leo Messi dhe Luis Suarez po shfrytëzojnë rastin për të parë çdo cep të qytetit me gratë dhe fëmijët e tyre. Lojtarët e Inter Miami janë parë në disa restorante në shtëpinë e tyre të re dhe i fundit ishte këtë fundjavë në Aventura Mall.

Këtë herë restoranti i zgjedhur ishte The Amalfi Llama, një vend që bashkon kuzhinën fshatare në zjarr të hapur të Patagonisë, me shijet e freskëta dhe tradicionale të Italisë. Është një vend magjepsës që shërben darkën dhe kur perëndon dielli salla e tij kryesore, shndërrohet në një atmosferë ndenjieje gjatë natës.

Amalfi Llama ka dy vendndodhje: një në Miami, Florida, ku darkuan familjet e Messit dhe Súarez, dhe një tjetër në San Diego, Kaliforni. 

Messi dhe Suarez 'eksplorojnë' restorantet e Miamit, këtu

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll