Aktualitet

Kamioni pëson defekt në mes të rrugës, bllokohet aksi "Orikum-Dhërmi"

Policia njofton se po vijojnë punën për zhvendosjen e kamionit nga rruga dhe lirimin e aksit rrugor për automjetet e tjera.

29 Maj 2024, 14:34 Nga B.Z
Kamioni pëson defekt në mes të rrugës, bllokohet aksi
Pamje nga aksidenti

LLOGARA - Një incident është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Llogara në aksin rrugor "Orikum-Dhërmi". Një mjet i tonazhit të rëndë pësuar defekt dhe ka bllokuar aksin rrugor, duke lënë kështu dhjetëra makina në pritje. Policia njofton se po vijojnë punën për zhvendosjen e kamionit nga rruga dhe lirimin e aksit rrugor për automjetet e tjera.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”, në Llogara, një automjet kamion dyshohet se ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij është bllokuar rruga. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, deri në hapjen e rrugës.

llogara aksident

Sondazh

Poll