Aktualitet

Drejtonte automjetet në mënyrë të parregullt, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

Mësohet se një 22-vjeçar është arrestuar pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 1 muaj e 25 ditë burgim për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

29 Maj 2024, 14:23 Nga S.B
Drejtonte automjetet në mënyrë të parregullt, arrestohet
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 22-vjeçar N.D është arrestuar pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 1 muaj e 25 ditë burgim për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepat penale transportimi i druve të zjarrit të prerë ilegalisht dhe hedhja e mbetjeve në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Strukturat hetimore të DVP Korçë ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit N. D., 22 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë e ka dënuar me 1 muaj e 25 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 55 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pustec”, u kap duke transportuar me automjet, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. L., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas i cili administron një subjekt privat rikonstruktimesh, dyshohet se gjatë punimeve në qendrën shëndetësore të fshatit Barmash, Kolonjë, ka hedhur të gjithë sasinë e mbetjeve afër godinës, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

korce

Sondazh

Poll