Aktualitet

Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, identifikohet njërin prej autorëve të dyshuar, kontroll në banesën e tij

Nga ana tjetër vijon puna për identifikimin e dy personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

29 Maj 2024, 13:49 Nga M.B
Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, identifikohet njërin prej autorëve
Sokol Mëngjesi

TIRANA- Lidhur me dhunën fizike ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mësohet se policia ka identifikuar njërin prej autoreve. Po ashtu bëhet me dije se policia ka ushtruar kontroll në banesën e personit që është identifikuar.

Nga ana tjetër vijon puna për identifikimin e dy personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Gjithashtu mësohet se autorët i janë afruar Mëngjesit dhe fillimisht e kanë qëlluar me shpulla.

Nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë është parë se avokati i ka njohur autorët pasi fillimisht komunikon me ta, më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.

 

sokol mëngjesi

Sondazh

Poll