Politike

"Persona të paidentifikuar!" Dhunohet avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

29 Maj 2024, 09:44 Nga M.B
"Persona të paidentifikuar!" Dhunohet avokati i ish-kryeministrit
Sokol Mëngjesi

TIRANA- Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi është goditur nga persona të paidentifikuar. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Policia bën me dije se Mëngjesi është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu mësohet se gjendja e tij shëndetësore është normale.

Njoftimi i policisë:

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

sokol mengjesi

Sondazh

Poll