Politike

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

Ai shtoi se e ardhmja mbrohet nga dija dhe jo nga armët dhe se urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë.

29 Maj 2024, 09:44 Nga M.B
"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Konferencën Ministeriale e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë ku ka folur për rëndësinë e arsimit.  Në konferencë, Rama shprehu idenë se duhet të krijohet një aleancë si NATO për arsimin. Ai shtoi se e ardhmja mbrohet nga dija dhe jo nga armët dhe se urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë. Po ashtu Rama tha se armët janë të nevojshme kur vihet të rrezik jeta, por kur sheh që bota demokratike ka patur mundësi të përdor aq shumë para për t’i bërë rezistencë agresioni, ndërsa në fushën e arsimit, shtoi ai, vazhdon të mbete si një pjesë mish e këtyre buxheteve që përdoren.

“Do të përpiqem të jem mikpritës i mirë për ju. Për ne është një moment përulës që të jemi vendi i parë në rajon që ju ka mirëpritur në këtë forum të rëndësishëm. Dua të falënderoj delegacionin nga Ukraina që kanë ardhur. Dua të falënderoj gjithashtu dhe presidentin e Këshillit të lartë të Turqisë dhe ministrin e arsimit të Hungarisë. I nderova këta dy persona, miq, pasi u jemi shumë mirënjohës për gjithçka që po bëjnë këto dy vende për të na ndihmuar në këtë rrugëtim tonin për të ndërtuar siç duhet sistemin e arsimit.

Si Turqia dhe Hungaria kanë qenë vende që kanë ardhur te ne para BE-së ndërkohë që ne mezi prisnim të kishin qasje në zonën europiane të arsimit të lartë, gjë që jemi të kënaqur që ka ndodhur. Vendet e BP mund të jenë pjesë e këtij potenciali dhe mundësive që ofron zona europiane për arsimin. Pa dashur që të hyj në thellësi të këtyre çështje, dua të falenderoj Frederica Mogherin, qe ka kaluar në lëmin e arsimit sepse natyrisht e ardhmja nuk mbrohet nga arma, por nga dijet. Armët janë të nevojshme kur vihet të rrezik jeta, por kur sheh që bota demokratike ka patur mundësi të përdor aq shumë para për t’i bërë rezistencë agresioni, ndërsa në fushën e arsimit fatkeqësisht vazhdon të mbetet si një pjesë e këtyre buxheteve që përdoren.

Kjo duhet të na bëjë ne të reflektojmë dhe ajo që do të them unë nuk do të merret nga shumë vetë si asgjë tjetër, por si provokim. Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit. Ajo që shikojmë më shumë, si urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë. Bazohet në një sistem që e ushqen”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll