Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit, "Golfi" del nga rruga dhe përfundon pranë lumit

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, dhe një manovër e gabuar nga ana e shoferes. Pritet një njoftim nga policia për zbardhjen e plotë të rastit.

29 Maj 2024, 09:23 Nga B.Z
Aksident në Rrugën e Arbrit, "Golfi" del nga rruga dhe
Pamje nga aksidenti

TIRANË - Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit tek Ura e Çerenecit. Një automjet tip "Golf" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në disa shkurre, shumë pranë një lumi. 

Mësohet se mjeti drejtohej nga një grua e cila fatmirësisht ka arritur të dalë pa dëmtime serioze. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, dhe një manovër e gabuar nga ana e shoferes. Pritet një njoftim nga policia për zbardhjen e plotë të rastit.

askdient rruga e arberit

Sondazh

Poll