Aktualitet

EMRI/ Hodhi molotov në protestën te Bashkia, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, procedohet një tjetër

Policia sqaron se në pranga ka rënë S. B., 49 vjeç, i cili rezulton të jetë ndaluar edhe më parë  për të njëjtat akuza. Gjithashtu është proceduar edhe një 22-vjeçar banues në Tiranë.

29 Maj 2024, 09:06 Nga B.Z
EMRI/ Hodhi molotov në protestën te Bashkia, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË - Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë plasëse molotov në Protestën që u mbajt ditën e djeshme te Bashkia e Tiranës. Policia sqaron se në pranga ka rënë Sokol Bushkolaj, i cili rezulton të jetë ndaluar edhe më parë  për të njëjtat akuza. Gjithashtu është proceduar edhe një 22-vjeçar banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 28.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

- S. B., 49 vjeç, banues në Thumanë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë. Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 08 maj, në lidhje me protestën e datës 07 maj 2024.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

protesta bashkia tirane policia

Sondazh

Poll