Aktualitet

Situata pas tërmetit, Mynyr Koni: Universiteti i Tiranës i mbyllur deri në 6 dhjetor

29 Nëntor 2019, 20:25 Nga DOSJA
Situata pas tërmetit, Mynyr Koni: Universiteti i Tiranës i mbyllur

TIRANË-  Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka bërë me dije se universiteti do të vijotë të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në datën 6 dhjetor 2019. 

Koni në një reagim shkruan se situata është shumë shqetësuese dhe mësimi do vijojë të jetë i pezulluar deri në një njoftim të dytë. 

Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambjenteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019”, shkruan Koni.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mynyr koni pezullohet mesimi termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 mynyr koni pezullohet mesimi termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll