Aktualitet

Tragjedia me 50 viktima dhe 900 të plagosur/ Pezullohen kërkimet ‘Mira Mare’ në Durrës, nesër Lezha në hartën e gjend

29 Nëntor 2019, 07:45 Nga DOSJA
Tragjedia me 50 viktima dhe 900 të plagosur/ Pezullohen kërkimet

DURRËS- 50 viktima, 900 të lënduar dhe 63 të shtruar në spitalin e Traumës. Ky është bilanci i tërmetit të 26 nëntorit. Pas shumë orësh kërkimesh sot, tek hotel Mira-Mare janë pezulluar kërkimet në orën 18:00. Nën rrënojat e këtij hoteli dyshohet se ndodhen ende një trup, i cili është nuhatur nga një qen i forcave kroate, por ky informacion ende nuk është konfirmuar.

 

 

Kjo e vetmja pikë ku do vijojnë kërkimet pasi pak pas mesnate u nxorën edhe dy trupat e fundit të pajetë nga rrënojat e dy ndërtesave të shembura në Durrës, atë të Ilir Lalës në vilën 4 katëshe në Kënetë të Durrës, aty ku tragjedia goditi më fort me vdekjen e 8 anëtarëve të një familjeje, dhe të Xhuljeta Gjonajt në pallatin tek “2 Gjelat”.

Ndërkohë drejt Italisë për një mjekim të specializuar është nisur drejt Italisë Ramë Lala, 17-vjeçari i vetëm i mbijetuar në familjen Lala. Gjendja e tij shëndetësore është komplikuar. Po kështu pak minuta më parë është trasportuar drejt Italisë me helikopter edhe Albert Cara, i cili humbi nga tërmeti 8 anëtarët e familjes.

Në një konferencë për mediet Xhaçka iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mosj bëjnëekspertin vetë për banesat me dëmtime, por të drejtohen te qeveria. Ajo theksoi se  ka mundësi vendstrehimi.

 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kërkimet në hotel mira mare tragjedia e 26 nentorit 2019 kërkimet në hotel mira mare tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll