Politike

Rezoluta anti-korrupsion u miratua vetëm me votat e tyre, PS pa humbur kohë voton në seancën e të enjtes ngritjen e Komisionit të Posaçëm

Në seancën e djeshme u miratua me 76 vota pro të mazhorancës dhe dy kundër, rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste.

28 Maj 2024, 20:24 Nga r.ll
Rezoluta anti-korrupsion u miratua vetëm me votat e tyre, PS pa humbur
kuvendi

TIRANË- Pas miratimit të rezolutës anti-korrupsipon të PS me vetëm votat e mazhorancës ditën e djeshme, në rendin e ditës së seancës parlamentare të së enjtes është futur edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm.

Rezoluta anti-korrupsion u miratua vetëm me votat e tyre, PS pa humbur

Në seancën e djeshme u miratua me 76 vota pro të mazhorancës dhe dy kundër, rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste. Kundër miratimit të saj votuan vetëm dy deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim, ashtu siç kishin deklaruar edhe më herët gjatë seancës. Me miratimin e kësaj projekt-rezolute do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për reformat "Shqipëria 2030". Gjatë seancës dhe diskutimeve për këtë projekt-rezolutë janë zhvilluar debate mes mazhorancës dhe deputetëve të opozitës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kjo rezolutë është sipas tij e pavlerë, ndërsa ka hedhur akuza se kryeministri Rama nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin. Edhe Rama gjithashtu në nisje të seancës nuk i kurseu akuzat e tij ndaj opozitës. Gjatë fjalës së tij, ai tha se akuzat e Opozitës së kjo rezolutë kërkon që të vendosë nën kontrollin e PS-së Prokurorinë e Posaçme është një fantazi. Po ashtu Rama tha se në 10 vite mazhoranca që drejton është në luftë ndaj korrupsionit si asnjëherë më parë. Ndërkohë që shtoi se deputetët e opozitës po treten në rrugicën e Shpresës, e cila është poshtë ballkonit të kryedemokratit Sali Berisha.  

Ndërkohë rezoluta sipas PS është bazuar në Rekomandimet e Raportit të BE për Shqipërinë 2023, Raportin Screening të Komisionit Europian si dhe në Deklaratat/ Rezolutat e Samitit për demokraci të SHBA. Në rezolutë theksohet se Kuvendi do të angazhohet në nisjen e frymës së dialogut konstruktiv politik dhe institucional brenda kuadrit kushtetues e ligjor, ndërmjet tre pushteteve të pavarura si edhe të gjithë aktorëve institucionalë e faktorëve politik e shoqërorë në vend.

rezoluta antikorrupsion e ps kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll