Aktualitet

Molotov në protestën para bashkisë, AMA: Siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik

Më tej shprehen se pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut.

28 Maj 2024, 18:18 Nga r.ll
Molotov në protestën  para bashkisë, AMA: Siguria e grupit
pamje nga protesta

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas hedhjes së molotovit në protestën e sotme të organizuar para bashkisë së Tiranës.

Në reagimin e tyre thuhet se siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese, molotov.

Më tej shprehen se pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut.

POSTIMI I PLOTË:

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, përcolli me shqetësim sot paradite (28.05.2024), incidentin para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese (molotov). Pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut.

Autoritetet ligjzbatuese të rendit, por dhe organizatorët e protestave, duhet të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren, për të lënë të hapur komunikimin e tyre me publikun në mbulimin e dinamikës së ngjarjeve. Ju kërkojmë autoriteteve, që të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës.

E sotmja ishte protesta e nëntë që mbahet para godinës së Bashkisë, ndërsa tubimet e mbajtura më herët janë shoqëruar po ashtu me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ashtu si në tubimet e para edhe këtë herë qytetarët kanë marrë fruta dhe vezë për të shprehur revoltën e tyre. Teksa organizatorët po mbanin fjalën, janë hedhur dhe bomba molotovë në drejtim të godinës së Bashkisë.

proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll