Aktualitet

Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon Erzen Breçanin dhe Dedan Gjonit

Në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.

28 Maj 2024, 16:34 Nga r.ll
Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e
erzen breçani, dedan gjoni

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e ish-drejtorit të lartë të policisë, Erzen Breçanit dhe ish-shefit të komisariatit nr.6, Dedan Gjonit të cilët kërkuan ndryshim të masës së sigurisë.  Në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Bujar Ajeti (Gremizi), Erzeni Breçani, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati, kundër vendimit nr. 87-2024-4 (01), datë 04.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykates se Lartë.

Erzen Breçani u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal.

Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

erzen breçani dedan gjoni gjykata e larte

Sondazh

Poll