“Ma mori dritën e syve”, Rrëfimi i nënës së Erona Coklit, e cila u vra nga ish-bashkëshorti në Kosovë
Nëna e Erona Coklit KOSOVË- Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron dit&eum...
Vatikani tha në një komunikatë se qëllimi i papës nuk ishte ta fyente askënd dhe se u kërkon falje atyre të cilët “u lënduan nga fjalët e tij”.
Papa Françesku ka kërkuar falje pas raportimeve se kishte përdorur gjuhë tejet përçmuese ndaj homoseksualëve, tha Vatikani të martën.
Vatikani tha në një komunikatë se qëllimi i papës nuk ishte ta fyente askënd dhe se u kërkon falje atyre të cilët “u lënduan nga fjalët e tij”.
“Qëllimi i papës nuk ka qenë asnjëherë të fyejë, apo të shprehet me fjalë homofobike. Ai u kërkon falje atyre të cilët u ndien të fyer nga përdorimi i termit që u raportua nga të tjerët”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.
Media italiane raportuan të hënën se Françesku e përdori termin italian “frociaggine”, një shprehje tejet përçmuese, derisa po u tregonte peshkopëve italianë se ai vazhdon të jetë kundër pranimit të homoseksualëve në priftëri.
Portali italian Dagospia ishte i pari që raportoi për incidentin e dyshuar, i cili besohet se ka ndodhur më 20 maj, kur papa u takua privatisht me peshkopët italianë.
Bruni tha se Françesku është “në dijeni” për raportimet në media.
Zëdhënësi i Vatikanit e përsëriti se papa mbetet i përkushtuar që kisha të jetë mikpritëse për të gjithë, ku “askush nuk është i padobishëm, askush nuk është i tepërt dhe ku ka vend për të gjithë”.
Dhjetorin e kaluar, Françesku e miratoi një vendim, sipas të cilit, priftërinjtë katolikë mund ta bekojnë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, nëse ato nuk janë pjesë e liturgjive dhe ritualeve të rregullta kishtare.
Sipas Vatikanit, bekimet e tilla nuk do t’i bëjnë të ligjshme situatat e parregullta, por do të jenë një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë. Vendimi nuk duhet në asnjë mënyrë të ngatërrohet me bekimin e martesës mes një burri dhe një gruaje, sipas Vatikanit./REL
Nëna e Erona Coklit KOSOVË- Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron dit&eum...
foto ilustruese Ish-kreu i Mossad, shërbimi i sigurisë izraelite, dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Netanyahut, Yossi Cohen, organizo...
kuvendi i RMV MAQEDONI E VERIUT- Me 76 vota për, 6 kundër dhe asnjë abstenim, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN është zgjedhur kryet...
Trump SHBA- Prokurorët dhe avokatët e ish-presidentit Donald Trump po paraqesin sot argumentet përmbyllëse në gjyqin penal kund&eu...
Shpetimi i të riut SHBA- Një adoleshent në shtetin e Uashingtonit i ka mbijetuar një rënie prej 120 metrash në anën e nj...
pamje nga sherri RUSI- Autoritetet ruse kanë thënë se kanë nisur një hetim për një përleshje masive në rrug&e...
foto ilustruese IZRAEL- Izraeli po përshkallëzon operacionet ushtarake në Rripin e Gazës pasi, përveç tankeve q&e...
Triton SHBA- Një miliarder nga Ohaio po planifikon një ekspeditë në thellësitë e Titanikut, duke synuar të rivendos...
Gordana Siljanovska MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, thotë se nuk beson se e ka s...
Foto ilustruese DANIMARKË- Parlamenti i Danimarkës e ka hedhur poshtë të martën një projektligj për njohjen e shtetit pa...