Sport

Kylian Mbappe firmos një çek të madh për Gareth Bale!...

Edhe para se të mbërrinte në Madrid, Kylian Mbappé pati mundësinë të bënte biznes me Gareth Bale!

28 Maj 2024, 11:20 Nga DOSJA
Kylian Mbappe firmos një çek të madh për Gareth Bale!...

SPANJE - Afera padyshim që do të zyrtarizohet brenda pak ditësh, pas finales së Champions League mes Dortmundit dhe Real Madridit. Klubi Merengue, i cili do të ketë kthyer përfundimisht faqen në sezonin aktual, do të mund të fokusohet realisht në ardhjen e Kylian Mbappé.

Njoftimi pritet të bëhet javën e ardhshme. Për prezantimin, megjithatë, është diçka tjetër. Gjë që nuk e pengoi Kylian Mbappé që të inkuadronte tashmë disa detaje të ardhjes së tij.

Mbappe blen vilën e Bale

Dhe në veçanti, është çështja e akomodimit të tij! Në të vërtetë, parizieni është rikthyer orët e fundit në habitatin e ardhshëm të Mbappe në aventurën e tij në Madrid.

Ndërsa një thashethem i vazhdueshëm, ditët e fundit, kishte raportuar një instalim në lagjen Moraleja, ku Sergio Ramos ka një shtëpi njësoj si... Richard Gere, realiteti do të ishte ndryshe.

Në të vërtetë, Kylian Mbappé do të kishte negociuar me ish-futbollistin madrilen Gareth Bale për të blerë vilën e tij pranë Finca, një lagje hiper-sigurt, ku tashmë banojnë edhe lojtarë të tjerë të Real Madridit.

Mbappé ka blerë shtëpinë e uellsianit për disa milionë euro, në një zonë që ndodhet rreth tridhjetë minuta me tren nga qendra e Madridit. Një lagje me nofkën "Beverly Hills spanjol", ku Mbappé duhet të jetë i qetë...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Maj 2024, 08:30

Fabio Cannavaro bëri mrekullinë…

ITALI - "Ata menduan se ne kishim vdekur, por ne ia dolëm." Fjalët e Fabio Cannavaros në dhomat e zhveshjes së Udineses kanë një...