Bota

VIDEO/ Momenti kur rusët bombardojnë një dyqan në Kharkiv, të paktën 14 persona të vdekur

Rusia pretendoi se dyqani Epicenter ishte një objektiv ushtarak i lidhur me inteligjencën ushtarake ukrainase. Por video tregon një dyqan të zakonshëm që shet sende shtëpiake.

27 Maj 2024, 22:33 Nga E. D
VIDEO/ Momenti kur rusët bombardojnë një dyqan në Kharkiv,
pamje nga sulmi

UKRAINA- Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë momentin kur raketat ruse godasin një dyqan në Kharkiv të Ukrainës, në një sulm që la të paktën 14 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Rusia pretendoi se dyqani Epicenter ishte një objektiv ushtarak i lidhur me inteligjencën ushtarake ukrainase. Por video tregon një dyqan të zakonshëm që shet sende shtëpiake. 

“Është e qartë se njerëzit ishin plotësisht të papërgatitur për një sulm të tillë, ata ishin në vendin e tyre të punës dhe po bënin punët e tyre," tha Serhiy Bolvinov, kreu i departamentit të hetimit të policisë rajonale. 

Ndërsa një burim rus postoi se nuk ishte një dyqan normal i mallrave shtëpiake, por një bazë ushtarake me armë. Të gjithë punonjësit shërbejnë në Drejtorinë kryesore të Inteligjencës, vetëm ushtarakët janë vizitorë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll