Bota

Rrëshqitjet e dheut në Papua Guinea e Re, mbi 2000 persona humbin jetën

Gjithashtu vendasit kanë mbetur të tronditur pasi tonelata gurësh dhe balte u përplasën në shtëpitë e tyre ndërsa flinin.

27 Maj 2024, 21:46 Nga E. D
Rrëshqitjet e dheut në Papua Guinea e Re, mbi 2000 persona humbin
pamje nga vendngjarja

AZI- Mbi 2,000 njerëz janë varrosur nga rrëshqitja masive të dheut në Papua Guinea e Re, teksa të mbijetuarit tregojë tmerrin e humbjes së kaq shumë njerëzve të dashur. Rrëshqitja e dheut ndodhi në rajonin malor Enga në veri të Papua Guinesë së Re të premten dhe shifra e fundit e zhdukur është një rritje e madhe nga vlerësimet e mëparshme. Gjithashtu vendasit kanë mbetur të tronditur pasi tonelata gurësh dhe balte u përplasën në shtëpitë e tyre ndërsa flinin.

"Kam 18 nga anëtarët e familjes sime të varrosur nën mbeturinat dhe dherat mbi të cilat po qëndroj dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes në fshat që nuk mund t'i numëroj. Unë jam pronari i tokës këtu ... por nuk mund t'i marr kufomat, kështu që po qëndroj këtu i pafuqishëm," tha një banor. 

papua guinea e re rreshqitje dheu viktima

Sondazh

Poll