Bota

Kryeministri spanjoll: Nuk duam që Kievi të godasë objektivat në Rusi me armët e NATO-s

Gjithashtu vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me armë kanë pikëpamje të ndryshme rreth mënyrës se si duhen përdorur këto armë.

27 Maj 2024, 22:21 Nga E. D
Kryeministri spanjoll: Nuk duam që Kievi të godasë objektivat
Pedro Sanchez

RUSI- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nuk e mbështet idenë për të lejuar Ukrainën të përdorë armët e NATO-s për të goditur objektivat në tokën ruse. Në një konferencë shtypi pas bisedimeve me presidentin ukrainas Vladimir Zelenskyy, kryeministri spanjoll u pyet nëse Madridi do të mbështeste idenë që Ukraina të përdorë armë perëndimore për të sulmuar territorin rus.

“Ne nuk kemi as vullnet dhe as qëllim të tillë dhe sigurisht që nuk kam asnjë informacion për këtë”, tha Sanchez.

Gjithashtu vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me armë kanë pikëpamje të ndryshme rreth mënyrës se si duhen përdorur këto armë. Sipas zëdhënësit të Pentagonit, Patrick Ryder, Shtetet e Bashkuara janë kundër përdorimit të armëve të prodhuara nga SHBA jashtë Ukrainës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka theksuar vazhdimisht se ai kundërshton furnizimin e Kievit me raketa me rreze të gjatë Taurus sepse kjo do të nënkuptonte dërgimin e trupave gjermane në atë vend për të kontrolluar përdorimin e tyre.



pedro sanchez lufta rusi ukraine

Sondazh

Poll