Bota

Kurti: Roli i ushtrisë amerikane për ndaljen e gjenocidit në 1999 i pazëvendësueshëm!

Në platformën “X”, Kurti shkroi se Kosova nderon rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999.

27 Maj 2024, 22:00 Nga N.F

 

Kurti: Roli i ushtrisë amerikane për ndaljen e gjenocidit në
Kurti

 

KOSOVË- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëllimi kryesor i kësaj feste është të nderojë dhe të kujtojë ushtarakët amerikanë që kanë humbur jetën në shërbim të vendit të tyre. Në lidhj me këtë datë ka reaguar edhe  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

Në platformën “X”, Kurti shkroi se Kosova nderon rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999.

“Në këtë Ditë Përkujtimore, ne bashkohemi me SHBA-në në kujtimin e ushtarëve amerikanë që dhanë jetën e tyre në mbrojtje të lirisë, barazisë dhe demokracisë. Ne nderojmë gjithashtu rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999 – dhe rolin e saj të vazhdueshëm si garantues i paqes në rajonin tonë”, ka thënë Kurti.

 

 

kosova shba

Sondazh

Poll