Politike

Draft-rezoluta anti korrupsion/ Noka: Shfaqje e neveritshme! Fyerje e rëndë për shqiptarët

Nga foltorja e Kuvendit, Noka e ka cilësuar draftin si një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve ndërsa u shpreh se mazhoranca kërkon të mbyllë historinë e korrupsionit me një rezolutë.

27 Maj 2024, 14:59 Nga B.Z
Draft-rezoluta anti korrupsion/ Noka: Shfaqje e neveritshme! Fyerje e
Flamur Noka

TIRANË - Deputeti demokrat Flamur Noka, ka shprehur qëndrimin e tij kundër projekt-rezolutës anti-korrupsion të PS-së. Nga foltorja e Kuvendit, Noka e ka cilësuar draftin si një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve ndërsa u shpreh se mazhoranca kërkon të mbyllë historinë e korrupsionit me një rezolutë.

Noka: Kjo mazhorancë dhe kryeministër krye hajdut kanë bërë shumë gjëra fyese dhe poshtëruese për shqiptarët, por kjo rezolutë është kulminante. Të vish këtu pas 3 mandatesh që e ke zhyt vendin në krim dhe korrupsion dhe të kërkosh ta mbyllësh këtë histori me një rezolutë, është thellësisht cinike. Të vijë këtu Edi Rama, përgjegjësi kryesorë i hajdutërisë, krimit dhe të thotë me këtë palo rezolutë që mua duhet të më gradoni si kalorësin e antikorrupsionit të Shqipërisë europiane. Jo jo këtë nuk ia rrok mendja askujt. Nuk e rrok imagjinata këtë. E vështirë të gjesh në absurdin më të madh të letërsisë. Të vësh në skenë këtë shfaqje të neveritshme dhe të shpallësh këtu si kryqtar i luftës ndaj korrupsionit, fyerje shumë e rëndë që u bëhet shqiptarëve dhe ne këtë si opozitë nuk e pranojmë dot.

flamur noka projekt rezolute ps

Sondazh

Poll