Politike

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin në Kuvend: Mos je gjë motra e Olsi Ramës apo kunata e Pëllumb Gjokës

Ka qënë ministrja Spiropali ajo e cila i është drejtuar Bardhit me fjalët "Pyes veten kush je", ndërsa ka hedhur akuza se ky i fundit merr porosi nga "Rruga e Shpresës" për të folur në Kuvend. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të Bardhit.

27 Maj 2024, 14:01 Nga B.Z
"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin në Kuvend:
Bardhi, Spiropali

TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi, ka replikuar me ministren Elisa Spiropali, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku pritet të miratohet projekt-rezoluta e PS anti-korrupsion.

Ka qënë ministrja Spiropali ajo e cila i është drejtuar Bardhit me fjalët "Pyes veten kush je", ndërsa ka hedhur akuza se ky i fundit merr porosi nga "Rruga e Shpresës" për të folur në Kuvend. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të Bardhit.

Replika:

Spiropali: Sa herë të shohë dëgjo pyes veten kush je, ai që e lufton me fjalë korrupsioni apo ai që shkon poshtë ballkonit të liderit tënd të vjetër. Je ai që lufton korrupsioni Gazi me fjalë goje apo ai që merr porosi për të folur këtu me fjalët e Rrugës së Shpresë.

Bardhi: Meqë me pyetët se kush jam, unë jam Gazmend Bardhi, djali i Durimit dhe i Vjollces. E kuptoj mirë që do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por për fat të keq nuk je pasi janë disa të tjera përpara teje. Po të pyes mos je gjë motra e Olsi Ramës, motra e Arben Ndokës, je motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pllumb Gjokës, apo mos je vajza e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos."

elisa spiropali gazmend bardhi

Sondazh

Poll