Politike

Pr/rezoluta e PS-së, Gjekmarkaj: Mazhoranca ka qëllim pushtetin jo shtetin. Nuk mjafton një tekst "dyfaqësh" për të luftuar korrupsionin

Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj u shpreh se mazhoranca sipas tij ka për qëllim pushtetin dhe jo shtetin, dhe si e tillë nuk ka bazament etik të propozojë këtë rezolutë.

27 Maj 2024, 14:24 Nga B.Z
Pr/rezoluta e PS-së, Gjekmarkaj: Mazhoranca ka qëllim pushtetin jo
Agron Gjekmarkaj

TIRANË - Nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj, është shprehur se projekt-rezoluta e PS-së nuk mjafton për të luftuar korrupsionin. Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj u shpreh se mazhoranca sipas tij ka për qëllim pushtetin dhe jo shtetin, dhe si e tillë nuk ka bazament etik të propozojë këtë rezolutë.

Gjekmarkaj: Mund të bëni edhe një rezolutë për pinguinët dhe arinjtë polar, kush ju pengon? I keni votat bëjeni. Kush ju ka nxitur të kaloni nga hajdutëria në hajdutëri? Ky tekst dyfaqësh. Parardhësit e atyre që të çonin në kampe përqendrimi, të japin sot parabola integrimi e leksione Europe.

Padronët e Kushtetutës na flasin për harmoni kur sot Shqipëria e ka gjithçka formale e në letër. Politikisht nuk jeni individë, vetëm biologjikisht jeni. Rama shkon në Athinë e Milano për të instrumentalizuar emigrantët.
Në subkoshiencën e tij po u kërkon falje për eksodin më të lartë se ai që perandoria Otomane i bëri Arbërve. Një mazhorancë që qëllim të vetëm ka pushtetin e jo shtetin, shuarjen e opozitës e kontrollin e shoqërisë me komisarët e petranozhimit nuk ka bazament etik të propozojë këtë rezolutë.

gjekmarkaj projekt rezolute ps

Sondazh

Poll