Politike

Bardhi: Rezoluta anti-korrupsion pa vlerë! Do të abstenojmë duke mos marrë pjesë në votim

Bardhi është shprehur se kjo draft rezolutë është sipas tij e pavlerë, ndërsa ka hedhur akuza se kryeministri Rama nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin.

27 Maj 2024, 13:43 Nga DOSJA
Bardhi: Rezoluta anti-korrupsion pa vlerë! Do të abstenojmë duke
Gazmend Bardhi

TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar nga foltorja e kuvendit, se nuk do të marrin pjesë në votimin e draft-rezolutës antikorrupsion, të PS-së. Bardhi është shprehur se kjo draft rezolutë është sipas tij e pavlerë, ndërsa ka hedhur akuza se kryeministri Rama nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin.

Bardhi: Si mund të besohet Rama kur thotë se do të përmirësojë procesin legjislativ ndërkohë që pak pasi ka depozituar këtë draft rezolutë brenda 24 orëve propozoi ndryshime në ligjin e privatëzimit të pronave shtetërore. Ky individ që shtyu pesë herë ligjin për investimet strategjikë për Pëllumb Gjokën. Duke minuar zgjedhjet e lira Edi Rama ka gërryer themelin e demokracisë. Rama ka treguar se nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin në mënyrë efektive. Korrupsioni është bërë normë duke dëmtuar shërbimet themelore për qytetarët shqiptarë. Rezoluta një dokument pa vlerë, me fjalë boshe. Do të abstenojmë duke mos marrë pjesë në votim.

edi rama gazmend bardhi draft rezolute

Sondazh

Poll