Aktualitet

Vodhi automjetin e një 62-vjeçari dhe e braktisi të dëmtuar në rrugë, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Korçë

Në kërkim është shpallur një 42-vjeçar E.T pasi ka vjedhur automjetin e një 62-vjeçari, ku automjeti është gjetur i braktisur dhe i dëmtuar në rrugë.

27 Maj 2024, 13:01 Nga S.B
Vodhi automjetin e një 62-vjeçari dhe e braktisi të
foto ilustruese

KORÇË- Procedohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër në Korçë. Mësohet se një 23-vjeçar është proceduar i lirë pasi i ka marrë një sasi baze ushqimore për bagëtitë një personi tjetër dhe më pas është konfliktuar me të.

Në kërkim është shpallur një 42-vjeçar E.T pasi ka vjedhur automjetin e një 62-vjeçari, ku automjeti është gjetur i braktisur dhe i dëmtuar në rrugë. Me rastet do të merret Prokuroria Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Zh., 23 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll, pasi me vetëgjyqësi i ka marrë një sasi me bazë ushqimore për bagëtitë, shtetasit P. K., me të cilin më pas, dyshohet se është konfliktuar fizikisht. 

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen e shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Mëzez, Tiranë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se në rrugën “Kiço Greço”, Korçë, ka vjedhur automjetin e një 62-vjeçari. Automjeti u gjet në lagjen nr. 17, i braktisur dhe i dëmtuar. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

korce vjedhje

Sondazh

Poll