Aktualitet

Arrestimi i punonjësit të policisë dhe 3 personave të tjerë në Fier, AMP sekuestron edhe 500 gr kanabis

Po ashtu mësohet se Gropa e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike. 

27 Maj 2024, 11:00 Nga M.B
Arrestimi i punonjësit të policisë dhe 3 personave të
Droga

Fier- Lidhur me rastin e dy ditëve më oarë ku në Fier u arrestua efektivi i policisë Lorenc Gropa, i cili ishte i përfshirë në veprimtari droge, AMP bën me dije se pas kontrolleve në një banesë të marrë me qera nga ai, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Po ashtu mësohet se Gropa e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike. 

Ditën e shtunë u njoftua arrestimi i efektivit të policisë pasi akuzohet se kryente veprimtari të paligjshme në lokalin e tij, ndërsa pas hekurave ranë 3 kushërinj të tij, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë Bruno Festimaj, i dyshuar për "Organizim i lojërave të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara", si dhe Maliq Gropa, i dyshuar për "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". 

Njoftimi:

Arrestimi i punonjësit të Policisë dhe 3 shtetasve/ AMP sekuestron edhe 500 gr
cannabis sattiva

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

amp fier

Sondazh

Poll