Politike

"Ta bëftë Zoti mbarë siç ta ka bërë!" Rindërtimi/ Rama vizitë në lagjen e re në Krujë: Nuk kishit fare besim

Mësohet se Rama është pritur nga banorët e prekur nga tërmeti që janë futur në banesat e tyre në këtë lagje.

27 Maj 2024, 12:53 Nga M.B
"Ta bëftë Zoti mbarë siç ta ka bërë!"
Edi Rama

KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot lagjen e re e cila ndodhet në proces rindërtimi në Krujë pas pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019. Mësohet se Rama është pritur nga banorët e prekur nga tërmeti që janë futur në banesat e tyre në këtë lagje. Në fakt, kjo lagje përmbyll procesin e rindërtimit në Bashkinë Krujë. Ndër të tjera, Rama gjatë vizitës shkëmbeu edhe batuta me një nga banoret që ndodhej aty. 

Pjesë nga biseda:

Banorja: Ku je o ta shtoftë Zoti jetën! Ta bëftë Zoti mbarë siç ta ka bërë. ( I jep dorën dhe e përqafon)

Rama: Zgjati pak por erdhi, nuk kishit shumë besim, jo shumë, por nuk kishit fare.

Banorja: Si nuk kemi besim, se e ke kapur me këtë fjalë. Por si nuk kemi besim.

Rama: Po të mbaj mend unë ty.

Banorja: Ti i shtrive dorën gjithë botës, ne nuk lypim 100 lekë për borxhe.

Rama: Lëre se të mbaj mend kur erdha këtu dhe më thoshe mua "ec more ec, se kshu eee…" Të mbaj mend mirë.

edi rama ne kruje

Sondazh

Poll