Politike

"Jemi në konflikt interesi"/ Tesione te mbledhja e KLP-së, nënkryetari Bazaj replikon me anëtaren Seiti: Mos më ndërprit zonjë...

Vetë Alfred Balla nuk është paraqitur në mbledhje, ndërsa nënkryetari Tartar Bazaj ka pasur përplasje me anëtaren Nurihan Seiti, teksa kjo e fundit është shprehur se procesi i votimit është në konflikt interesi.

27 Maj 2024, 11:59 Nga B.Z
"Jemi në konflikt interesi"/ Tesione te mbledhja e KLP-së,
Foto nga mbledhja

TIRANË - Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku pritet të përcaktohet nëse Alfred Balla mund të qëndrojë ose jo në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA që vendosi nxjerrjen e tij nga sistemi për 15 vite, bazuar në procesin e vetting.

Vetë Alfred Balla nuk është paraqitur në mbledhje, ndërsa nënkryetari Tartar Bazaj ka pasur përplasje me anëtaren Nurihan Seiti, teksa kjo e fundit është shprehur se procesi i votimit është në konflikt interesi.

Pjesë nga diskutimi:

Nurihan Seiti: Hidhni votim kërkesën për përjashtim, jemi në konflikt të pastër interesi me Ballën.

Sokol Stojani: Mos më ndërprit zonjë! Të kërkova, je zëdhënëse apo është kërkesë e kryetarit. Nëse është kërkesa juaj, e marrim në shqyrtim, nëse është e kryetari nuk legjitimohet. Sepse ashtu sikurse dhe ai vetë fokuson, pra qasja e tij sot është në konflikt interesi.

Nurihan Seiti: Duhet ta dini të gjithë kush është Alfred Balla. Ka përgjegjshmëri dhe ka profesionalizimin e tij.
Sokol Stojani: Ne këtu jemi për të marrë vendime dhe vendimi i KPA nuk vihet në diskutim. Kemi kufijtë tanë të parashikuara me ligj. Vazhdimi i këtij mandati duhet të ndërpritet.

 

alfred balla klp

Sondazh

Poll