27 Maj 2024, 09:27
Nga B.Z
Alfred Balla
TIRANË - Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet paraditen e kësaj të hëne për të përcaktuar nëse Alfred Balla mund të qëndrojë ose jo në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA që vendosi nxjerrjen e tij nga sistemi për 15 vite, bazuar në procesin e vetting.
Mësohet se mbledhja e KLP është thirrur nga nënkryetari Tartar Bazaj, dhe pritet të mbahet në orën 11:00, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të jenë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë.
Njoftimi i KLP-së:
“Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programet EU4JUSTICE dhe OPDAT. Media si gjithmonë është e ftuar të jetë e pranishme. Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla”.
KPA vendosi pak ditë më parë të nxjerrë nga sistemi i drejtësisë Alfred Ballën, ndonëse më parë përmes procedurave ai tentoi të mos kalonte Vetting, duke pretenduar se nuk gëzonte statusin e magjistratit në momentin që kishte nisur procesi ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmësve ligjorë, funksion që Balla e ka kryer në Gjykatën e Lartë. Kreu në detyrë i KLP-së ka reaguar ndaj vendimit të KPA, ndërsa paralajmëroi se do e çojë në Strasburg, pasi pretendon se largimi i tij nga sistemi i drejtësisë bie ndesh me Kushtetutën.
alfred balla klp
Politike
27 Maj 2024, 08:42
M.B
Edi Rama
MILANO- Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga momentet në takimin me emigrantët shqiptarë...
Politike
26 Maj 2024, 22:12
N.F
Rama
GREQI- Takimi i radhës i kryeministrit, Edi Ram në Milano me shqiptarët e diasporës në Itali mesa duket nuk ka kaluar pa t&...
Politike
26 Maj 2024, 21:06
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit ka k...
Politike
26 Maj 2024, 20:51
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështëtësve poshtë pal...
Politike
26 Maj 2024, 20:39
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit ka k...
Politike
26 Maj 2024, 20:12
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Milano me shqipta...
Politike
26 Maj 2024, 16:05
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në rrjetin e tij sociale "Facebook" në lidhje me t...
Politike
26 Maj 2024, 15:58
N.F
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takim me shqiptarët në Itali, në kuadër të takimeve me diasporë...
Politike
26 Maj 2024, 14:48
r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar lidhur me takimi që kryeministri Edi Rama ka zh...
Politike
26 Maj 2024, 14:43
r.ll
pamje nga incidenti
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas incidentit të regjistruar mes pjesmarrësve dhe aktivistëve të ...