Politike

Ankimimi i opozitës për ligjin e Komisioneve Hetimore, Gjykata Kushtetuese nis sot shqyrtimin

Kontestimi i deputetëve të opozitës u dërgua në Kushtetuese muajin e kaluar, pasi sipas këtyre të fundit mazhoranca synon të privojë opozitën të kontrollojë veprimtarinë e qeverisë.

27 Maj 2024, 11:46 Nga B.Z
Ankimimi i opozitës për ligjin e Komisioneve Hetimore, Gjykata
Gjykata Kushtetuese

TIRANË - Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë këtë të hënë (27 Maj) ankimimin e opozitës për Ligjin e Komisionieve Hetimore. Ligji i ri për Komsionet Hetimore u miratua dhjetorin e vitit të kaluar nga mazhoranca dhe u kontestua nga opozita në Parlament. Ka qënë kreu i grupit parlametar në PD, Gazement Bardhi, ai i cili kërkoi fillimisht ta kthente në Kuvend për rishqyrtim ligjin, ndërsa renditi edhe 5 arsyet pse sipas tij është antikushtetues. Kontestimi i deputetëve të opozitës u dërgua në Kushtetuese muajin e kaluar, pasi sipas këtyre të fundit mazhoranca synon të privojë opozitën të kontrollojë veprimtarinë e qeverisë.

“Opozita ka paraqitur argumentet kundër ligjit për Komisionet Hetimore. Pritet të shikohet nëse nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të ketë një vendim për ta pezulluar apo jo. Në rast se Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë ligjin atëherë do të reflektohet tek Komisionet hetimore, pasi nga dita e nesërme Komisioni Hetimor për sistemin TIMS do të funksionojnë me anë të ligjit të vjetër. Pika e dytë është ajo e mbledhjes së provave që do të vendosen në funksion të hetimit",- thuhet ndër të tjera në njoftim.

 

 

gjykata kushtetuese opozite komisionet hetimore

Sondazh

Poll