Politike

Arsimtarët nga Rrësheni të pranishme në takimin e Ramës në Milano, Berisha ndan fotot: Mësuesit e Partisë!

Në një postim në "Facebook" Berisha ka ndarë një mesazh që ia ka dërguar dikush ndërsa shkruhet se një grup arsimtarësh nga Rrësheni kanë qenë pjesë e mitingut në Milano. 

26 Maj 2024, 16:05 Nga N.F
Arsimtarët nga Rrësheni të pranishme në takimin e Ramës
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në rrjetin e tij sociale "Facebook" në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali. Në një postim në "Facebook" Berisha ka ndarë një mesazh që ia ka dërguar dikush ndërsa shkruhet se një grup arsimtarësh nga Rrësheni kanë qenë pjesë e mitingut në Milano. 

Më mbishkrimin mësuesit e partisë Berisha ka ndarë edhe fotot e mësuesevë të cilat kanë udhëtuar drejt mitingut të mbajtur sot në Milano nga kryeminsitri Rama me shqiptarët e diasporës.

“Mësuesit e Partisë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Pershendetje doktor. Ja dhe grupi i arsimtareve nga Rrësheni në Milano me në krye Marjana Suli Brozi”, shkruan Berisha.

edi rama ne milano berisha

Sondazh

Poll